“Lufta është kthyer sërish në kërcënim real për Ballkanin”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se “lufta është kthyer në kërcënim real për Ballkanin”.

Këto komente kryediplomatja i bëri gjatë një takimi me Komisionin e Partneritetit në nivel ministror të Kartës SHBA-Adriatik e që po zhvillohet në Kroaci.

Gërvalla theksoi që nga vitet e 90’ta fjalë luftë “nuk është përmendur më shumë sesa tani”.

VIDEO:

“Dhe asnjëherë që nga vitet e 90-ta, udhëheqësia agresive dhe nacionaliste e Serbisë nuk e ka përdorur një gjuhë kaq të ngjashme me atë të përdorur nga Millosheviqi”, tha ajo.

Gjithashtu theksoi se është rritur edhe niveli i propagandës agresive nacionaliste serbe.

Ushtria e Serbisë.

“Duhet t’i shikojmë thjesht përpjekjet e Dodikut, Vuçiqit dhe Putinit në Bosnjë dhe e shihni se copëtimi i shteteve, i iniciuar nga Serbia dhe Rusia, është në tavolinë”, tha më tej ministrja”, deklaroi kryediplomatja.

Ajo ka përmendur me emra politikanët serbë që kanë qënë në shërbim të Sllobodan Millosheviqit.

Megjithatë, theksoi se duhet të evitohet eskalimi i situatës.

“Le të analizojmë vërtet se çfarë po ndodh në terren. Këtu nuk bëhet fjalë më vetëm për bisedime diplomatike. Le të bisedojmë si evropianë të vërtetë, NATO dhe SHBA me qëllim të evitimit të asaj që mund të ndodhë nëse nuk veprojmë siç duhet dhe me vendosmëri”, tha Gërvalla. /Insajderi.com