Luis Enrique: Më pëlqeu mënyra si luajti Kosova, nuk dua të flas për politikë

Në një prononcim pas ndeshjes, përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, e ka lëvduar paraqitjen e Kosovës në sfidën e të mërkurës mbrëma.

Ai ka thënë se i ka pëlqyer mënyra si luajtën Dardanët në Sevilla, duke qenë se bënë lojë agresive.

Duke folur për momentin e golit të Besar Halimit, 50-vjeçari ka theksuar se meqë në atë moment rezultati ishte 2-1, natyrisht se ishte një situatë e vështirë.

VIDEO:

Porse më pas La Roja realizoi edhe golin e tretë dhe sipas Enriques, ekipi i tij e meritoi fitoren.

Kosova humb në Spanjë – detajet nga rrjedha e takimit Kosova humb në Spanjë – detajet nga rrjedha e takimit

Nuk mungoi edhe pyetja lidhur me trajtimin e keq që i është bërë vendit tonë nga mediat spanjolle, porse trajneri hezitoi të flasë për këtë temë.

Ai tha se nuk dëshiron të flasë për politikë duke shtuar se na respektojnë shumë në aspektin e futbollit meqenëse janë njerëz të sportit dhe duan e respektojnë Kosovën në këtë aspekt. /Telegrafi/

The post Luis Enrique: Më pëlqeu mënyra si luajti Kosova, nuk dua të flas për politikë appeared first on Telegrafi.