Luis Enrique merr frymë lirisht, asnjë rast tjetër pozitiv me COVID-19 te Spanja para EURO 2020

Luis Enrique mund të marrë frymë lirisht, pasi kanë ardhur testet për COVID-19 të kryera ditë më parë.  

Pas Sergio Busquets dhe Diego Llorentes asnjë futbollist tjetër nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19 te Spanja dhe në listën e trajnerit të La Rojas nuk do të ketë ndryshime të shumta.

VIDEO:

Në testet e tjera për COVID-19, që UEFA u ka zhvilluar ditën e sotme, të gjithë kanë dalë negativë dhe tashmë lojtarët do të mendojnë të shkojnë sa më larg në Evropian.

Trajneri Luis Enrique ishte detyruar të grumbullonte edhe lojtarë të tjerë, për të qenë në gatishmëri për ndryshime në listën e 26 lojtarëve.

Tani duket se nuk do të ketë ndryshime. /Telegrafi/ 

The post Luis Enrique merr frymë lirisht, asnjë rast tjetër pozitiv me COVID-19 te Spanja para EURO 2020 appeared first on Telegrafi.