Lukaku nuk harron ta ngacmojë Ibrahimovicin: Tash përkulu para mbretit të Milanos!

Pas shpalljes së Interit kampion të Italisë për sezonin 2020/2021, Romelu Lukaku, nuk ka harruar ta ngacmojë rivalin e tij te Milani, Zlatan Ibrahimovic.

Nerazzurrët siguruar Scudetton e parë pas 11 vitesh në fundjavën që lamë pas, ndërsa futbollisti belg ishte ndër më meritorët për këtë sukses.

Me 21 gola të shënuar në 33 paraqitje, Lukaku është golashënuesi më i mirë i Interit këtë sezon në Serie A.

VIDEO:

(Foto: Twitter/Screenshot/DAZN)

Pas zënkave me Ibrahimovicin në të kaluarën, 27-vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale duke e ngacmuar sulmuesin veteran.

“Zoti ynë i vërtetë e ka kurorëzuar mbretin. Tash, përkulu. Mbret i Milanos”, ka shkruar Lukaku në Twitter.

Kujtojmë që kur Milani e kishte mposhtur Interin në Derby della Madonnina në tetor të vitit të kaluar me golat e 39-vjeçarit, Zlatan i kishte reaguar Lukakut që e etiketonte veten si ‘mbret’ duke shkruar: “Milano nuk ka pasur kurrë mbret, Milano ka zot”.

Ibra dhe Lukaku gjobiten për fërkimin e ashpër në Kupën e Italisë Ibra dhe Lukaku gjobiten për fërkimin e ashpër në Kupën e Italisë

Rivaliteti mes tyre kishte eskaluar gjatë çerekfinales në Kupën e Italisë, me ç’rast e kishin dërguar zënkën e tyre në nivel tjetër, saqë u dënuan. /Telegrafi/

The post Lukaku nuk harron ta ngacmojë Ibrahimovicin: Tash përkulu para mbretit të Milanos! appeared first on Telegrafi.