Lukaku shkroi historinë, Lautaro shënoi dy herë, Handanovic me pritje klasi – momentet më të mira nga Derby della Madonnina

Romelu Lukaku ka bërë histori në derbin e Milanos duke vrapuar nga mesfusha, Lautaro Martinez shënoi dy gola, derisa edhe pritjet e Samir Handanovic ishin po aq vendimtare,

Kësaj radhe nuk ishte thjesht një Derby della Madonnina, por edhe një garë e drejtpërdrejtë për kreun e tabelës së Serie A.

VIDEO:

Mjaftuan pesë minuta që të zhbllokohej rezultati, kur pas një aksioni të ndërtuar nga vet ai, Lukaku harkoi në zonë, kurse Lautaro realizoi me kokë.

Më pas, Handanovic bëri tri pritje mjeshtërore për të penguar realizimin e golave nga Zlatan Ibrahimovic e Sandro Tonali.

Kur Rossonerët ishin në moment të mirë në pjesën e dytë, Nerazzurrët kundërsulmuan për ta shënuar golin e dytë, sërish me anë të Lautaros.

Dhe pastaj, Lukaku shkroi historinë duke u bërë futbollisti i parë që nga vitet e shtatëdhjeta që shënonte në katër derbi radhazi të Milanos, kur vrapoi nga mesi i fushës dhe shënoi golin e tretë. /Telegrafi/

The post Lukaku shkroi historinë, Lautaro shënoi dy herë, Handanovic me pritje klasi – momentet më të mira nga Derby della Madonnina appeared first on Telegrafi.