Lumir Abdixhiku i drejtohet Kurtit në Kuvend: Mos u frikëso, nuk je më opozitar z.Kurti

<!–

–>

Abdixhiku i drejtohet Kurtit në Kuvend: Mos u frikëso, nuk je më opozitar z.Kurti.

VIDEO:

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit ka pasur disa pyetje për kreun e Qeverisë, Albin Kurtin.

Abdixhiku në seancën ku po diskutohet për dialogun, tha se diskutimi para shkuarjes në dialog është praktikë që duhet mbajtur, sepse dialogu kalon nëpër Kuvend.

“Diskutimi në Kuvend para shkuarjes në dialog është praktikë që duhet mbajtur dhe mirëmbajtur, transparenca në sy të të zgjedhurve të popullit është domosdoshmëri e sidomos dialogu duhet të kalojë nëpër Kuvend”, ka thënë ai.

Abdixhiku tha se Kurti duhet të flet për atë se çka do të bëjë, e jo atë se çka kanë bërë të tjerët për çështjen e dialogut.

“Kryeministri duhet të raportojë mbi raundin e ri dialogues, ku ai këtë të marte është pjesë. Ky çfarë do të bëjë, çka ka ndodhur e dijmë, po ky çka do të bëjë. Nuk je më opozitar z.Kurti, je njeriu që i ke krejt, trego çka do të bësh, nga 25 minuta fjalim, 24 i pate për të shkuarën, vetëm një atë se çka do të bësh. Përgjigjësia juaj është morali, për qëndrimet që i keni pas dikur e që i keni tani, ka një transformim tuaj”, tha Abdixhiku.

“Tash në petkun e ri prej pushtettarit, me siguri ke arritur të kuptosh një gjë ose dy, obligimeve nuk duhet të ju ikësh, mos ki frikë, do të ju gjykoja nëse keni frikë nga ballafaqimi. Po të gjykojmë se ke ndryshuar radikalisht në secilën kauzë”, tha ai.