Lumir Abdixhiku i përgjigjet Kurtit për lutjen e tij që të mos e rrëzojnë nga pushteti: Ke me e rrëzu veten

<!–

–>

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit për lutjen e tij që të mos e rrëzojnë nga pushteti.

VIDEO:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka replikuar kryeministrit Albin Kurti, i cili e luti opozitën që të mos e rrëzojnë nga pushteti.

Abdixhiku i ka kërkuar Kurtit që të mos bëjë drama, meqenëse nuk është duke e “rrëzuar” askush dhe se ai do ta rrëzojë veten.

“Mos bë drama kryeministër se nuk është tu të rrëzu kush. Edhe nëse ke me u rrëzu, ke me e rrëzu veten”, ka thënë Abdixhiku.

Ndryshe, Kurti ka pasur një lutje për deputetët e opozitës në fund të fjalimit të tij.

Ai i ka lutur ata që të mos e rrëzojnë sërish nga pozita e të parit të ekzekutivit.

“E kam veç një lutje në fund. Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej…Ju faleminderit”, tha Kurti, duke shkaktuar të qeshura në sallë.