Lumir Abdixhiku takohet me Metën: Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik

Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

VIDEO:

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ata kanë diskutuar për vizionin e përbashkët drejt një të ardhme më të shëndoshë të shqiptarëve në rajon.

“Perspektivën euroatlantike të dy shteteve, dhe kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë rrugëtim. Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik”,ka shkruar Abdixhiku.