Lumir Abdixhiku uron Kurban Bajramin: T’i gëzojmë të mirat e t’i ndajmë hallet

<!–

–>

VIDEO:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët e fesë Islame me rastin e festës së Kurban e Bajramit.

“Kjo festë, kaq e rëndësishme për besimtarët myslimanë, është sinonim i sakrificës, devotshmërisë dhe mirënjohjes për Zotin. Ajo na mëson ndjenjën e mirëkuptimit, dashurisë e respektit për njëri tjetrin. Na mëson përkushtimin ndaj familjes e na rikujton se sa e rëndësishme është dhembshuria e kujdesi për njerëzit në nevojë”, është shprehur Abdixhiku.

“Këto vlera, kaq njerëzore, uroj të udhëheqin shoqërinë tonë gjithmonë”.

Ai ka thënë se përkundër situatës me COVID-19, duhet mbetur afër nevojtarëve.

“Shpresoj, gjithsesi, se përkundër të gjithave, në frymën e traditës sonë fetare, ne do të mbesim afër familjarëve, miqve e nevojtarëve. Të gëzojmë të mirat e të ndajmë hallet. Sepse begatitë e solidaritetit mbesin virtytet tona më të veçanta”.