Lushtaku: Albin Kurti nuk mund të jetë kryeministër nëse nuk e garanton lirimin e të burgosurve në Hagë

<!–

–>

VIDEO:

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk mund të jetë kryeministër nëse nuk e garanton lirimin e të burgosurve në Hagë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka thënë se nëse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e garanton lirimin e të burgosurve që po mbahen në Hagë, ai nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve të Kosovës.

“Nuk kemi nevojë me i ushtru presion kurrkujt, nëse zoti Kurti është Kryeministër i Kosovës, kjo nuk do koment. Nëse Kurti nuk e bën një gjë të tillë, ai nuk mund të jetë Kryeministër i shqiptarëve të Kosovës. Ai moralisht nuk është Kryeministër i Kosovës”, ka thënë Lushtaku në emisionin Debat Plus.