
Kryetari i Komunës
Pas tërmetit me intensitet 2.5 shkallë rihteri që e goditi jugun e Gjilanit pasditen e të shtunës, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në cilësinë e udhëheqësit të shtabit të emergjencave civile, ka bërë të ditur se nuk ka vend për panik, duke apeluar qytetarët për qetësi.
VIDEO:
Kryetari Haziri ka njoftuar se fatmirësisht nuk ka raportime për dëme materiale e as në njerëz.
Haziri është shprehur se janë në kontakt të vazhdueshëm me Institutin Sizmologjik të Kosovës, i cili ka raportuar për karakteristikat e kësaj lëkundjeje.
Shtabi i emergjencave civile në Gjilan apelon qytetarët që të mos shqetësohen pasi mund të ketë sërish dridhje të vogla, të cilat vijnë pas goditjes së parë, si aktivitet tektonik.