Macron për shuplakën që mori nga qytetari: Kur budallallëku bëhet dhunë, nuk është e pranueshme

Pasi u godit nga një qytetar i pakënaqur gjatë një vizite në pjesën juglindore të Francës, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se do të vazhdonte t’u afrohej qytetarëve në publik pa marrë parasysh incidentin.

Gjatë vizitës së sotme, Macron iu drejtua mediave dhe gjithashtu iu referua incidentit në të cilin një qytetar i pakënaqur e goditi me shuplakë.

“Marrëzia është një gjë, por kur budallallëku bëhet dhunë, është e papranueshme. Ne duhet ta dallojmë atë”, tha Macron, raporton theguardian.

VIDEO:

Presidenti francez tha se qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësi, por jo dhunën, transmeton Telegrafi.

“Unë e kuptoj zemërimin e qytetarëve. Unë e pranoj faktin se ekziston zemërimin, të cilën qytetarët duhet ta shprehin në mënyrë të ligjshme. Unë jam në kontakt të rregullt me njerëz që shprehin zemërim dhe frustrim për vendime të caktuara. Ndonjëherë mund t’i përgjigjem pyetjeve, por ndonjëherë jo. Megjithatë, dhuna është plotësisht e papranueshme, veçanërisht në një demokraci”, tha presidenti francez.

Më në fund, Macron shtoi se pavarësisht incidentit, ai do të ishte ende i lumtur të fliste me qytetarët në publik.

“Unë do të vazhdoj të shkoj kudo. Ne nuk duhet të ndalemi shkaku dhunës, posaçërisht ndaj zyrtarëve publikë. Ne nuk duhet të humbasim shumë kohë për këtë”, tha Macron.

Goditi me shuplakë Emmanuel Macronin - disa orë para ngjarjes, djaloshi kishte dhënë një intervistë për mediat franceze Goditi me shuplakë Emmanuel Macronin – disa orë para ngjarjes, djaloshi kishte dhënë një intervistë për mediat franceze

Policia arrestoi një 28-vjeçar, i cili i dha një flakaresh presidentit francez. Sipas hetuesve, burri nuk ishte i njohur për policinë para incidentit. Nga ana tjetër, media në Francë raporton se burri është i lidhur me disa organizata të krahut të djathtë në këtë vend.

Përveç 28-vjeçarit, u arrestua edhe shoku i tij që regjistroi ngjarjen. “I arrestuari do të hetohet ose lirohet të mërkurën ose të enjten. Njeriu që goditi Macron përballet me një gjobë deri në 45 mijë euro dhe tre vjet burg”, theksojnë mediat në Francë. /Telegrafi/

The post Macron për shuplakën që mori nga qytetari: Kur budallallëku bëhet dhunë, nuk është e pranueshme appeared first on Telegrafi.