Macron sulmon Johnsonin rreth krizës me emigrantët

Emmanuel Macron ka reaguar me zemërim ndaj thirrjes publike të Boris Johnsonit në drejtim të Francës për të marrë prapa emigrantët që arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit Anglez.

Presidenti francez akuzoi kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar se nuk ishte “serioz” duke bërë thirrjen përmes Twitterit, pas tragjedisë së të mërkurës ku vdiqën 27 persona.

Dhe zëdhënësi i tij akuzoi Johnsonin për “bisedë të dyfishtë” pasi dallonte mes bisedës private dhe publike me Macronin, raporton bbc.

VIDEO:

Mosmarrëveshja diplomatike shpërtheu pasi Franca tërhoqi një ftesë të samitit për Sekretaren e Brendshme britanike, Priti Patel.

Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Komisioni Evropian do të marrin pjesë në bisedimet e së dielës në Calais, të cilat Macron i krijoi në përpjekje për t’u marrë me rritjen e fundit të kalimeve të emigrantëve përmes Kanalit.

Franca anulon bisedimet me Britaninë për emigrantët - francezët fajësojnë kryeministrin britanik Franca anulon bisedimet me Britaninë për emigrantët – francezët fajësojnë kryeministrin britanik

Përpara takimit të së dielës, në një letër drejtuar Macronit të enjten, e cila u shpërnda në Twitter, Johnson përcaktoi pesë hapa që ai tha se mund të ndihmonin në shmangien e përsëritjes së tragjedisë.

Pesë pikat e Johnsonit për Macronit

Patrulla të përbashkëta për të parandaluar largimin e më shumë anijeve nga plazhet franceze
Përdorimi i teknologjisë më të avancuar, si sensorë dhe radarë
Patrulla detare në ujërat territoriale të njëra-tjetrës dhe mbikëqyrje ajrore
Thellimi i punës së celulës së përbashkët të inteligjencës së vendeve
Punë e menjëhershme për një marrëveshje dypalëshe për kthimin me Francën, së bashku me bisedimet për të krijuar një marrëveshje kthimi MB-BE. /Telegrafi/

The post Macron sulmon Johnsonin rreth krizës me emigrantët appeared first on Telegrafi.