Maitland-Niles tregon arsyen pse zgjodhi Romën si dhe flet për dallimin mes Serie A dhe Ligës Premier

Ainsley Maitland-Niles iu bashkua Romës të shtunën si huazim nga Arsenali dhe vetëm pas një stërvitje bëri debutimin e tij.

Anësori anglez luajti nga minuta e parë ndaj Juventusit duke bërë një ndeshje të mirë në humbjen e Romës 3-4 në Olimpico.

Gjithsesi prezantimi i lojtarit ka ndodhur vetëm para pak minutash në zyrat e Romës, ku fillimisht ai bërë dallimin mes kampionatit italian dhe atij anglez.

VIDEO:

“Serie A është një kampionat shumë i rëndësishëm, më taktik se Liga Premier. Mu duk edhe shumë teknik. Duhet të jesh i përqendruar maksimalisht nga minuta e parë deri tek e fundit. Dua që të përqendrohem tek fusha më shumë se tek kontrata”, tha Maitland-Niles.

24-vjeçari iu bashkua Romës si huazim nga Arsenali, teksa thotë se me Giallorosët synon që të zë një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

“Dua të arrij objektivat e Romës, një vend mes katër më të mirave të kampionatit. Uljet dhe ngritjet janë pjesë e futbollit, ato shtatë minuta na kushtuan shumë, por duhet të punojmë që të ndryshojmë mentalitetin, që të kemi vazhdimësi dhe përqendrim gjatë gjithë ndeshjes”, deklaroi Niles.

Krejt në fund anglezi deklaroi se ka marëdhënie shumë të mirë me Mourinhon, teksa tha se duhet të punojnë shumë të gjithë së bashku.

“Duhet të punojmë të gjithë bashkë. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin, sepse më pa duke luajtur dhe pa cilësitë e mia”, u shpreh anësori i ri i Romës. /Telegrafi/

The post Maitland-Niles tregon arsyen pse zgjodhi Romën si dhe flet për dallimin mes Serie A dhe Ligës Premier appeared first on Telegrafi.