Man City ndryshon mendje, ka besim në rinovimin e kontratës së Sterlingut

Kampionët e Ligës Premier, Manchester City mendon se sulmuesi në formë, Raheem Sterlind do të nënshkruajë një marrëveshje të re në Etihad.

Sterling ka shënuar në fitoret e fundit kundër Club Brugge, Everton dhe Paris Saint-Germain pas një fillimi të ngadaltë të sezonit dhe humbjes së vendit të titullarit.

Gjatë kësaj kohe, anglezi u lidh me një largim nga Etihad, me Barcelonën klubin më të interesuar, ku transferimi i tij dukej vetëm çështje kohe.

VIDEO:

Guardiola komenton thashethemet që e lidhin Sterlingun me Barcelonën Guardiola komenton thashethemet që e lidhin Sterlingun me Barcelonën

Anglezi ka 18 muaj të mbetur në kontratën e tij, por pasi është rikthyer në ekipin e parë, tani ka besim se ka një të ardhme te City dhe thuhet se do të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Sipas mediumit britanik The Sun, City ka ndryshuar mendje në lidhje me Sterling  dhe duna të bindin atë për të nënshkruar një marrëveshje të re në Etihad.

Ndryshe, anglezi është duke e luajtur sezonin e shtatë me Cityn, ku deri tani ka zhvilluar 309 ndeshje dhe ka shënuar 118 gola. /Telegrafi/

The post Man City ndryshon mendje, ka besim në rinovimin e kontratës së Sterlingut appeared first on Telegrafi.