Manaj shënon gol për Barcelonën B

Rei Manaj po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij. Sulmuesi shqiptar ka qenë i pandalshëm me Barcelonën B, ku mban autorësinë e 11 golave të shënuar në kampionat, njofton Insajderi.

VIDEO:

Ecurinë pozitive e ka vazhduar edhe ndeshjen e sotme. Barcelona B është duke fituar 2-0 kundër Ibizas, ndërsa serinë e golave e ngriti pikërisht Manaj.

24-vjeçari kërcen bukur në shtyllën e parë pas një goditje nga këndi dhe realizon kështu një supergol me kokë në minutën e 23-të të takimit. Ky ishte i 11-ti gol për futbollistin shqiptar në këtë sezon. /Insajderi.com