Manchester City e nis fazën e grupeve të LK me takimin ndaj RB Lepzigut – formacionet e mundshme

Manchester City dhe Rasenball Sport Leipzig do të takohen në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Etihad”, me Citizens që shihet si favorit në letër.

Për këtë ndeshjes, Citizens do të jenë pa Zack Steffen që është i infektuar me coronavirus, Benjamin Mendy po përballet me akuza për përdhunim.

VIDEO:

Foto: WhoScored/Prsc

Në anën tjetër, RB Leipzig, do të ketë mungesa si Marcel Halstenberg dhe Marcelo Saracchi, që janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson, Zinchenko, Dias, Stones, Walker, De Bruyne, Rodri, Gundogan, Mahrez, Sterling, Torres.

Formacioni i mundshëm i RB Leipzig: Gulacsi, Angelino, Simakan, Orban, Klostermann, Adams, Haidara, Nkunku, Forsberg, Szoboszlai, Silva. /Telegrafi/

Foto: WhoScored/Prsc

The post Manchester City e nis fazën e grupeve të LK me takimin ndaj RB Lepzigut – formacionet e mundshme appeared first on Telegrafi.