Manchester City fiton edhe ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së, për herë të parë prek finalen e Champions League

Ndodhi ajo që pritej, Manchester City është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Skuadra e Pep Guardiolës, mposhti me rezultatin 2-0, PSG-në në sfidën e kthimit të fazës gjysmëfinale, njofton Insajderi.

VIDEO:

Pas triumfit 1-2 në transfertë, “qytetarët” arritën të fitonin edhe në shtëpi, duke e merituar plotësisht “biletën” për në finalen e Stambollit. Kjo është hera e parë në histori që skuadra e Manchester Cityt do të luajë një finale të Champions-it. Algjeriani Ryjad Mahrez ishte heroi i ndeshjes së sotme, teksa në minutat 11-të dhe 63-të realizoi dopietë, duke tronditur francezët e Pochettinos.

Vlen të theksohet se në këtë përballje, PSG-ja ishte pa yllin Kylian Mbappe, i cili e ndoqi ndeshjen nga banka, për shkak të një dëmtimi. Kampionët e francez nuk regjistruan asnjë gjuajtje në kuadrat në ndeshjen e zhvilluar në “Etihad Stadium”, duke zhgënjyer plotësisht. /Insajderi.com