Maqedoni e Veriut: 50 milionë euro për modernizimin e bujqësisë

Me 50 milionë euro do të modernizohet bujqësia e Maqedonisë së Veriut. Është planifikuar ndërtimi i qendrave blerëse shpërndarëse, përforcim të kapaciteteve për IPARD, krijim të sistemit për heqjen e nënprodukteve me origjinë shtazore dhe trajnim për bujqit, shkruan Insajderi.

Pjesa më e madhe e mjeteve apo 46 milionë euro janë siguruar nga Banka Botërore, ndërsa katër milionë janë mjete grant nga Komisioni Evropian. Projekti është pjesë e kornizës katërvjeçare për bashkëpunim me Bankën Botërore për çfarë kohëve të fundit u nënshkrua marrëveshje.

VIDEO:

Përfitim nga projekti do të kenë bujqit, përpunuesit, zinxhirët e shitjes me pakicë dhe konsumatorët, por impakt do të ketë edhe mbi të gjithë ekonominë.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në RMV Arjanit Hoxha, rëndësi më të madhe për bujqit do të ketë komponenta e parë e projektit, për të cilën do të ndahen 32 milionë euro. Me këtë kompenentë janë planifikuar ndërtimi i platformës bujqësore-ushqimore në Shkup, qendra blerëse-shpërndarëse në Strumicë dhe Resnjë dhe rritje të qasjes deri te shërbimet këshilldhënëse për prodhuesit bujqësor dhe për sektori e agro-biznesit.

“Platforma bujqësore-ushqimore në Shkup, që do t’i mbulojë edhe rajoni e Pollogut dhe rajonin e Kumanovës, do të përmbajë qendër blerëse-shpërndarëse, depo të thata bashkëkohore, frigoriferë me performanca të cilat deri më tani nuk ekzistojnë në shtetin tonë, si dhe qendër speciale teknike e cila do të përmbajë stacuon për pastrim dhe dezinfektim të kamionëve, pajisje ndihmëse për reciklim të mbeturinave”, sqaroi Hoxha në konferencën e sotme për shtyp në Qeverinë e Maqedonisë së veriut./Insajderi.com