Maqedoni e Veriut, e diela shpallet ditë pushimi

E diela shpallet ditë pushimi në Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të ditur kryeministri i shtetit fqinj Zoran Zaev, pas mbledhjes së mbajtur të Qeverisë. Kjo masë do të hyjë më 1 tetori.

Siç tha Zaev, për punëdhënësit që nuk do e respektojnë këtë ligj janë paraparë edhe dënime. Ndërsa ata punëdhënës që nuk mund të kenë ndërprerje të punës, ditën e diel që punohet duhet ta paraqesin tek Inspektorati Shtetëror i Punës, i cili do ta mbikëqyr mbarëvajtjen e këtij procesi.

VIDEO:

“Me kujdesin e madh në sjelljen e kësaj rregullative ligjore, treguam se gjithë ne së bashku kujdesemi gjithashtu në pjesën e shqiptimit të denimeve, për mos respektim të rregullativave të ligjit, për të cilin janë paraparë sanksione, me çka mund të shqiptohet ndalim i kryerjes së veprimtarisë së punës, ose kundërvajtje”, tha Zaev.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ata të punësuar që do ta punojnë ditën e diel, duhet të marrin mëditje dhe një ditë të lirë brenda javës.

“Ligji parashesh e dila të jetë ditë jo punë për të gjithë qytetarët, përveç një pjese të qytetarëve në veprimtaritë, ku marrëdhënia e punës nuk mund të ndërpritet. Së bashku me partnerët social i definuam saktë përjashtimet të cilat një pjesë të qytetarëve do të punojnë. Për këta të punësuar,  për ditën e diel që do ta punojnë do të përfitojnë mëditje më të lartë për më së paku 50% nga mëditja e rregulltë. Në mënyrë shtesë do të fitojnë ditë të lirë, të cilën do të mund ta shfrytëzojnë në 7 ditët ne vazhdim” Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale e Maqedonisë së Veriut. /Insajderi.com