Maqedoni e Veriut: Padi penale për ish-kryetarin e KSHZ-së

Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut ngriti aktakuzë kundër ish-kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovskit, tre punonjësve të KSHZ-së dhe një menaxheri të një operatori ekonomik. Ata akuzohen për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Sipas akuzës, vepra penale është kryer gjatë dy prokurimeve publike gjatë të cilave të akuzuarit kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për një milionë e 312 mijë e 409 denarëve.

VIDEO:

“I.Q. dhe A.A. të punësuar në KSHZ, si anëtarë të Komisionit për Prokurorime Publike, në periudhën shkurt-shtator 2020, duke mos kryer obligimet e tyre zyrtare përmes realizimit të procedurës për tender për softwer për zgjedhje, nuk e kanë respektuar afatin ligjor për ofrim të ofertës, nuk kanë vërtetuar se operatori DUNA nuk i plotëson kushtet për pjesmarrje në procedurë dhe edhe përskaj kësaj nuk kanë realizuar procedurë të drejtë për evoluim të ofertave të dorëzuara, por ofertën e kanë vlerësuar si të pranueshme dhe kanë ndarë numër maksimal të pikëve”, thonë nga prokuroria, shkruan Insajderi.

I dyshuari i parë, si kryetar i KSHZ-së së RMV-së pa kryer kontroll në procedurën për evoluilim e ofertave, ka sjellë vendim për zgjedhje të ofertuesit më të favorshëm. Në këtë mënyrë ai ka lidhur kontratë në vlerë prej 899,999 denarësh./Insajderi.com