Marrëveshja e Kumanovës-Hoxhaj: Falë NATO-s dhe ushtarëve të UÇK-së, Kosova frymon e lirë

Kryetari në detyrë, i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në 22 vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës, ka shkruar se falë NATO-s, dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, sot Kosova frymon e lirë , shkruan Insajderi.

Hoxhaj në Facebook ka thënë  së  Kosova është  faktorë  stabilizues në rajone  si dhe ka falënderuar aleatë t e saj.

VIDEO:

Ai me tej , ka shkruar se për 78 ditë, kombet që u rreshtuan në anën e të drejtës historike nën ombrellën e NATO-s, bombarduan deri në dorëzimin dhe dëbimin e Serbisë nga Kosova, duke parandaluar gjenocidin e planifikuar të Millosheviqit.

” Kosova frymon e lirë si shtet i pavarur dhe është faktor stabiliteti për rajonin. Përjetësisht mirënjohës”, është  shprehur Hoxhaj.

Sipas Marrëveshjes së Kumanovës, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova./Insajderi.com