MASH bën thirrje që të mbështeten financiarisht studentët në universitetet botërore

<!–

–>

VIDEO:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë thirrje për mbështetje financiare për studentet që janë pranuar në universitete të ndryshme në botë.

Në njoftimin në Facebook, thuhet se “kjo thirrje synon ta mbështesë shkollimin e studentëve të dalluar, të cilët pranohen në universitete të ndryshme në botë në fushat specifike të studimit”.

Tutje thuhet se të drejtë aplikimi kanë studentët që janë pranuar për të vijuar studimet (baçelor, master apo doktoratë) dhe që këto studime do t’i vijojnë me prezencë fizike.

“Mbështetja financiare ofrohet për shpenzimet e studimeve bazuar në dëshmitë e paraqitura për nevojën e mbështetjes financiare. Totali i shumës në dispozicion që do të ndahet për këtë thirrje është 100 mijë euro ndërsa shuma maksimale e mbështetjes për student/e është 8.500 euro”.

“MASHTI fton të gjithë studentët e interesuar të cilët janë pranuar në universitete të ndryshme në botë që të aplikojnë në këtë thirrje”, thuhet në njoftim.