MAShTI: Mësimi në distancë nuk do të mbahet për shkak të efektit të ulët

MAShTI

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna, tha se mësimi në distancë nuk do të mbahet për shkak të efektit të ulët në mësimnxënie.

VIDEO:

“Bazuar nga Organizatat Botërore po konstatojnë që kthimi më së miri duhet të jetë në mënyrë fizike, pasi dëmet nga pandemia janë të mëdha, dhe duhet që rikthimi të jetë i sigurt në mënyrë fizike”, tha zëvendësministrja e Arsimit në konferencë për media.

Maloku-Bërdyna, tha se janë përgatitur të gjitha masat e duhura për fillim vitin shkollor, dhe se 80% e stafit arsimor janë vaksinuar.

“Pjesa më e madhe e mësimdhënësve janë të vaksinuar, ku 80% të personelit arsimor janë vaksinuar, shifër kjo e cila po përditësohet dita-ditës. Aktiviteti mësimor para-universitar e ai parashkollor pezullohet nga data 26 shtator, dhe masa tjera që e përfshijnë ministrinë e Arsimit”, shtoi ajo.