Mbajtja e referendumit serb në Kosovë, ky është reagimi i LDK-së

<!–

–>

VIDEO:

LDK e sheh të papranueshme mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dekalruar se e konsiderojnë të pa pranueshme mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfardo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni.”, ka shkruar Abdixhiku.