Mbappe jep sinjale të forta që nuk do të qëndrojë te PSG

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë në diskutim – veçanërisht kur është vetë lojtari që e vë atë në dyshim qëndrimin te PSG.

Sulmuesi, kontrata e të cilit me Paris Saint-Germain ende nuk është zgjatur, ishte pjesë e skuadrës së Francës që mori shtatë pikë nga nëntë në tri ndeshje për kualifikimet për në Kampionatin Botëror Katar 2022.

“Mund të jetë e lodhshme kur luan për një klub në vendin tënd dhe pastaj duhet të japësh gjithçka për ekipin tënd kombëtar”.

VIDEO:

“Është ndryshe për lojtarët që luajnë jashtë dhe vijnë vetëm për ndeshjen me kombëtarën”.

“Unë jam në Francë gjatë gjithë kohës dhe kjo do të thotë që njerëzit flasin për mua shumë më tepër”.

“Mund të jetë e vështirë, por unë e dija që kur nënshkrova për PSG-në”, ka thënë Mbappe.

Ai ka shtuar se këto kritika që i bëhen mund ta shtyjnë atë që të vendos të largohet nga Franca.

“Sigurisht që kritikat mund ta bëjnë këtë. Megjithatë nuk është vetëm kjo. Gjëja më e rëndësishme është të ndiheni mirë aty ku jeni dhe të kënaqeni çdo ditë”.

“Kur të kem marrë vendimin tim, do t’i njoftoj njerëzit”, ka deklaruar Mbappe. /Telegrafi/

The post Mbappe jep sinjale të forta që nuk do të qëndrojë te PSG appeared first on Telegrafi.