Mbaruat ‘lojën’ në shtrat dhe partneri juaj papritmas u zhduk: Katër arsye pse u largua pa shpjegim!

Asnjë nga këto arsye nuk justifikon zhdukjen e papritur të një personi nga një lidhje, por mund të të ndihmojë të kuptosh se ju jeni fajtor për të

Mund të jetë një goditje e madhe për vetëbesimin dhe jetën e dashurisë së një personi të braktisur.

Shpjegimi i thjeshtë pse ndodh kjo është sepse zhdukja është mënyra më e lehtë për t’u ndarë; asnjë kontakt, asnjë komunikim dhe asnjë ‘komplikim’.

Ata që e kanë përjetuar këtë e dinë se sa e dhimbshme mund të jetë kjo situatë, sepse kushdo që është braktisur assesi nuk mund të zbulojë pse ndodhi braktisja, cili është problemi dhe arsyeja e zhdukjes së tij, dhe ai e gjen problemin te vetja.

VIDEO:

1. Disa prej tyre largohen sepse janë të papjekur

Nëse zhduken pas seksit duhet ta merrni si mesazh pozitiv dhe lajm të mirë. Keni shpëtuar nga dikush me të cilin s’do të donit të dilnit për shumë gjatë.

Ata s’janë mjaftueshëm të pjekur dhe zgjedhin mënyrën më të shëmtuar dhe fëmijërore për t’u larguar. Thjesht duhet t’i kujtoni vetes që s’jeni ju problemi apo vlerat e tua si partnere.

Zhduken sepse ndihen të pasigurt

Edhe pse nuk ka asnjë justifikim për zhdukjen pa arsye, njeriu me të cilin keni fjetur ndoshta s’ishte i sigurt për çfarë vinte më pas. Është e thjeshtë të mendosh që njeriu me të cilin po del e ka të qartë se çfarë po bën ndërsa del, por s’është gjithmonë ky rasti.

Njerëzit kanë pasiguri dhe kur ndjejnë këtë, largohen. Gjithsesi, kjo s’i justifikon pasi zgjedhja e duhur është komunikimi. Në rast se nuk e bëjnë, ju kanë kursyer kohë.

Zhduken sepse jeni në linja komplet të ndryshme

Ai s’ka qëllim krijimin e një lidhjeje. Nëse e keni diskutuar paraprakisht këtë, është shumë ok. Nëse jo dhe ata zhduken krejt nga hiçi mund të të ketë dhënë mesazhin tjetër.

Gjuha juaj e komunikimit s’ngjante në asnjë pikë dhe për më tepër s’kërkonin asgjë veç seksit.

Duke u zhdukur, ndihen të justifikuar

Ndonjëherë, duke u larguar në atë mënyrë, njerëzit ndihen më të “qetë” për sjelljen e tyre dhe e justifikojnë kështu. Ata mund të keni prioritete të tjera, marrëdhënie apo plane të tjera dhe i bën të mendojnë se kanë të drejtë që thjesht të zhduken.

Asgjë s’i justifikon as në këtë rast, pasi nuk janë të ndërgjegjshëm për dëmin që mund t’i kenë bërë personit tjetër. Sidoqoftë, kujtojini vetes që nuk meritojnë asnjë çast më shumë nga koha juaj.

/Telegrafi/

The post Mbaruat ‘lojën’ në shtrat dhe partneri juaj papritmas u zhduk: Katër arsye pse u largua pa shpjegim! appeared first on Telegrafi.