Mbetje njerëzore u gjetën në stomakun e dy arinjve në SHBA, të cilët u mbytën nga autoritetet pasi ‘copëtuan’ një grua

Mbetjet njerëzore janë gjetur në stomakun e dy ose tre arinjve të zinj që u etanizuan (u mbytën nga autoritetet) pasi ‘copëtuan’ një grua për vdekje në Kolorado, derisa gruaja doli të shëtiste qentë e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja 39-vjeçare, e cila nuk është identifikuar publikisht, u gjet të premten e vdekur nga i dashuri i saj në një shteg rural afër Durango-s, në jug-perëndim të shtetit.

VIDEO:

Kur autoritetet mbërritën, ata gjetën flokë afër vendit të ngjarjes para se një ekip i kërkimit të qenve të gjente një ari të zi dhe dy këlyshët e saj afër.

Të tre arinjtë u etanizuan dhe autoritetet me këtë rast kishin kryer një nekropsi, e cila është e ngjashme me një autopsi njerëzore.

Mbetjet njerëzore u gjetën brenda stomakut të ariut dhe në stomakun e njërit prej këlyshëve të saj. /Telegrafi/

The post Mbetje njerëzore u gjetën në stomakun e dy arinjve në SHBA, të cilët u mbytën nga autoritetet pasi ‘copëtuan’ një grua appeared first on Telegrafi.