Mbi 2 mijë raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

<!–

–>

VIDEO:

Gjashtë të vdekur në Shqipëri, mbi 2.100 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 2177 qytetarë, nga 8136 testime.

Ndërkohë, janë regjistruar 6 viktima, ndërsa 639 persona janë shëruar nga virusi.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 222.664 raste me koronavirus, prej tyre 204.099 janë shëruar. 15.318 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 3.247 pacientë.