Mbi 6 mijë vota të diasporës janë refuzuar

GERMIN

Organizata “GERMIN” ka bërë të ditur se është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

VIDEO:

Përmes një komunikate për media, kjo organizatë ka publikuar informatat në lidhje me numrin e zarfeve të verifikuara deri sot në mesditë, duke përfshirë ato të aprovuarat, të refuzuarat dhe arsyet e refuzimit të tyre.

Siç ka bërë të ditur “Germin”, deri sot, nga 21 mijë e 212 votues të verifikuar nga jashtë, janë aprovuar gjithsej 14 mijë e 811 vota. Ndërkohë, janë refuzuar gjithsej 6 mijë e 401 vota.

GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Më poshtë gjeni informatat në lidhje me numrin e zarfeve të verifikuara deri sot në mesditë, duke përfshirë ato të aprovuarat, të refuzuarat dhe arsyet e refuzimit të tyre. Ne, çdo ditë do t’ju mbajmë të informuar në lidhje me këtë proces deri në përfundimin e tij. *** Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit”, thuhet në komunikatën e “GERMIN”.