Mbi 9 mijë raste, rritet numri i viktimave nga Covid në Itali

Covid-19

Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 9,116 raste të reja të koronavirus nga 315,506 testime të kryera për të dyshuar si të prekur.

VIDEO:

Krahasuar me një ditë më parë numri i të infektuarve është rritur. Dje u konfirmuan 5,948 raste nga 121,829 teste.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në orët e fundit janë raportuar 305 vdekje, duke shënuar rritje me një ditë më parë, ku u konfirmuan 256.

Të shëruarit ishin 18,477 ndërsa vazhdon rënia e pranimeve në spital (-219) dhe kujdesi intensiv (-67). Shkalla pozitive është në rënie: 2.9% (dje arriti në 4.9%).