Mbledhja e dy qeverive, Rama flet për marrëveshjen për heqjen e lejeve të qëndrimit dhe hapjen e pikës kufitare në Kukës

Në Elbasan ka nisur mbledhja e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se është kënaqësi të mbahet mbledhja e dy qeverive shqiptare, transmeton Telegrafi.

VIDEO:

“Është gjithmonë kënaqësi të jemi bashkë. Ky është takimi i shtatë mes dy qeverive. Sot mblidhemi pas një viti sfidues të pandemisë, por edhe pasi kemi arritur sidoqoftë të kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që kemi diskutuar edhe janë vënë në vijë”, ka thënë ai.

Rama ka deklaruar se tashmë kanë një numër te konsiderueshëm të marrëveshjeve, dhe se një pjesë e tyre janë në rrugë të zbatimit, transmeton Telegrafi.

“Sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve,e dhe të realizojmë një energji të plotë në të gjitha fushat. Më vjen mirë që sot angazhohemi për heqjen e lejeve të qëndrimit përkohshëm, për hapjen e pikës kufitare të përbashkët në Kukës dhe për rregullimin e trafikut lokal të kufirit”, është shprehur ai. /Telegrafi/

The post Mbledhja e dy qeverive, Rama flet për marrëveshjen për heqjen e lejeve të qëndrimit dhe hapjen e pikës kufitare në Kukës appeared first on Telegrafi.