McTominay zbulon historinë interesante: Messi mezi ma dha fanellën, më fajësoi për goditjen me bërryl në hundë nga Smalling

Scott McTominay ka thënë se Lionel Messi gabimisht e fajësoi atë për një goditje me bërryl ndaj yllit të Barcelonës gjatë një përplasjeje të Ligës së Kampionëve me Manchester Unitedin.

Gjigantët katalunas mundën Unitedin me rezultatin 4-0 në çerekfinale në vitin 2019, me Messin që shënoi dy herë në ndeshjen e dytë.

Në ndeshjen e parë, Messi kishte një përplasje me mbrojtësin e Djajve të Kuq, Chris Smalling, e cila përfundoi me një bërryl në fytyrë për kapitenin e Barçës.

Laporta është gati të mbajë Messin në Barcelona Laporta është gati të mbajë Messin në Barcelona

VIDEO:

Kur McTominay dërgoi portierin e Unitedit, Sergio Romero, që t’i kërkonte Messit fanellën e tij, ai hezitoi sepse mendoi se ishte skocezi ai që i dha goditjen e cila përfundoi me gjakosje të hundës.

I pyetur se kush mendon se është lojtari më i mirë në botë, McTominay tha për ESPN: “Messi, 100 për qind. Po, Messi, Messi. Kam marrë fanellën e tij, e di?”.

“Kur kemi luajtur kundër tij me Barcelonën [në 2019], Chris Smalling e goditi me bërryl dhe atij i doli gjak nga hunda. Ai mendoi se isha unë”.

“I thashë Sergio Romero: Ju lutem a mund të kërkoni nga Messi që të marrë fanellën e tij?. Sergio u kthye dhe tha: Oh, ai mendon se ti ishe ai që e goditi me bërryl”.

“Unë i thashë: Jo, jo, jo, jo – tregoji se nuk isha unë, prandaj sigurohu që unë ta marr atë fanellë sepse kjo më shkon në dhomën time të gjumit”.

“Ai e di tani që nuk isha unë. Na vjen keq Chrissy, por ai ishte i ashpër pak”, përfundoi mesfushori skocez i Djajve. /Telegrafi/

The post McTominay zbulon historinë interesante: Messi mezi ma dha fanellën, më fajësoi për goditjen me bërryl në hundë nga Smalling appeared first on Telegrafi.