“Më fal nga zemra”, Gjira bëhet pishman i kërkon falje publikisht Melindës

Këngëtarja

Këngëtarja, Gjira Kajtazi, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” i ka kërkuar falje publike, Melinda Ademit për deklaratat e saj javë më parë.

VIDEO:

Rikujtojmë se, Gjira e kritikoi publikisht këngëtaren për paraqitjen e saj në videoklipin e fundit e cila ishte shfaqur provokuese dhe kjo gjë nuk ka qenë e mirë sipas saj sepse nuk ka vetëm një muaj që Melindës i ka vdekur nëna.

Ajo ka zgjedhur që t’i bëjë një kërkim falje publike Melindës, ajo shkroi se nuk ka qenë qëllimi i saj ta lëndojë këngëtaren apo ta ofendoi dhe i vjen keq që e ka marrë të drejtën dhe t’i përzihet në jetën personale.

“Më fal nga zemra”, përfundoi Gjira.