Me kë i kalon pushimet Capital T, tregon babai i tij

Kryetari i FFK-së

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ishte i ftuar sot në “#Gjesi” në kudër të rubrikës “Rikthim në kohë”. Ai kishte përzgjedhur shtatë këngë, të cilat ndërlidheshin me momente të rëndësishme në jetën e tij private, por edhe profesionale.

VIDEO:

Duke qenë babai i rep-artisti të njohur, Capital T, ai foli edhe për raportin me të.

“Jam krenar me të, është i përkushtuar shumë ndaj familjes. Më pëlqen ana shpirtërore e tij, është humanitari, i dëgjoj këngët e tij dhe thuajse i di të gjitha”, tha pos tjerash ai.
E një detaj tjetër interesant ishte se duke fol për faktin që Trimi është i kujdesshëm ndaj familjes, përmendi edhe pushimet. Pikërisht Capital T për momentin ndodhet në pushim, me ç’rast po publikon fotot e video të shumta. Dhe nga ajo që tha babai i tij, lind pyetja se më kë është reperi për momentin në pushime?

Deklaratën mund ta dëgjoni në videon më poshtë.