Me proteza prej ari e veshje të veçantë – Rita Ora shkëlqen në MTV VMAs 2021

Këtë vit në MTV Video Music Awards 2021 nuk ka munguar as artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

E përzgjedhur si “Ikona e Stilit”, biondja nuk ka zhgënjyer as këtë herë me dukjen e paraqitjen atraktive.

Ajo ka shkëlqyer në tapetin e kuq me një fustan të zi të gjatë, e me një palë pantallona të shkurtra.

VIDEO:

Rita Ora (Foto: Instagram)

Dukjen e kompletoi me një palë çizme të gjatë mbi gjunjë, e me një stilim interesant flokësh.

Aksesorët dhe protezat në dhëmbë prej ari me inicialet e këngëtares e bënë të duket edhe më unike.

E nominuar në katër kategori, Dua Lipa nuk fiton asnjë çmim sivjet në MTV Video Music Awards 2021 E nominuar në katër kategori, Dua Lipa nuk fiton asnjë çmim sivjet në MTV Video Music Awards 2021

“VMAS. Kam kaluar kohën më të mirë duke prezantuar mikun tim, Ed Sheeran”, ka shkruar Ora.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Anywhere” më pas falënderoi ekipin dhe të gjithë që u përkujdesën për ‘look’-un e saj.

Theksojmë se Rita sivjet nuk ishte e nominuar në asnjë kategori në çmimet e MTV VMAs.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Nga shqiptaret, Dua Lipa ishte e nominuar në kategoritë si: “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”.

Megjithatë, e njëjta nuk ka arritur të rrëmbejë ndonjë çmim. /Telegrafi/

The post Me proteza prej ari e veshje të veçantë – Rita Ora shkëlqen në MTV VMAs 2021 appeared first on Telegrafi.