Më shumë se 4,300 njerëz kanë vdekur nga sëmundja ‘kërpudhat e zeza’ në Indi

Më shumë se 4,300 njerëz kanë vdekur nga sëmundja vdekjeprurëse e “kërpudhave të zeza” në Indi, në një epidemi në rritje që prek kryesisht pacientët me COVID-19.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, India ka raportuar më shumë se 45 mijë raste të këtj infeksioni të rrallë dhe të rrezikshëm, të quajtur mukormikozë, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya.

Sëmundja ndikon në hundë, sy dhe ndonjëherë në tru, dhe zakonisht godet 12-18 ditë pas shërimit nga COVID-19.

VIDEO:

Gati gjysma e atyre të infektuar janë ende duke marrë trajtime.

Një epidemi tjetër po përhapet në Indi – sëmundja e ‘kërpudhave të zeza’ është e lidhur me COVID-19 Një epidemi tjetër po përhapet në Indi – sëmundja e ‘kërpudhave të zeza’ është e lidhur me COVID-19

Mjekët thonë se sëmundja ka një lidhje me steroidet e përdorura për të trajtuar coronavirusin, dhe diabetikët janë më të rrezikuar. /Telegrafi/

The post Më shumë se 4,300 njerëz kanë vdekur nga sëmundja ‘kërpudhat e zeza’ në Indi appeared first on Telegrafi.