Mediat italiane raportojnë se Lazio beson akoma te Muriqi

Ditën e sotme u hapën lajme se Vedat Muriqi kishte kërkuar të largohej nga skuadra e Lazios pasi nuk po arrinte të përshtatej në Itali, njofton Insajderi.

Gjithashtu u përfol për një telefonate të Muriqit me drejtorin teknik të Fenerbaçes, Emre Belezoglu teksa shtatlarti kosovar kërkonte rikthimin në Turqi.

VIDEO:

Por mediat italiane afër skuadrës së Lazios kanë shkruar në lidhje me pretendimet e Muriqit për t’u larguar, duke u shprehur se Lazio beson ende te Muriqi veçanërisht drejtori teknik Igli Tare dhe trajneri Simone Inzaghi.

Situata duket mjaft e komplikuar në këtë moment teksa pritet një verë e nxehte për të ardhmen e Vedat Muriqit. /Insajderi.com