Mediat në Maqedoni: Autobusi i aksidentuar në Bullgari është i një agjencie shqiptare

Autobusi

Autobusi që u aksidentua në orët e hershme të mëngjesit së sotëm në Bullgari është i agjencisë “Besa Trans”, e cila organizon turne turistike dhe tregtare drejt Stambollit.

VIDEO:

Kështu po raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut. Ato bënë të ditur se në autobus në fjalë po udhëtonin kryesisht persona të rinj në moshë të cilët ishin duke u kthyer nga një ekskursion.

Në mesin e viktimave ka pasur edhe fëmijë, mes tyre edhe dy binjakë.

Shtatë personat të cilët i kanë mbijetuar aksidentit, sipas kryeministrit, Zoran Zaev, kanë thyer xhamat e autobusit dhe në atë mënyrë kanë arritur t’i shmangen flakëve të zjarrit.