Mediat zvicerane shkruajnë për dy kosovarët që u dënuan për tejkalim shpejtësie, zbulojnë detaje të reja për pronësinë e makinës “BMW”

Blick

Dy shqiptarët nga Kosova  që u gjobitën dje nga policia duke bërë gara me “Lamborghini” dhe “BMW”,  me shpejtësi 225 km/h, kanë marrë edhe vëmendjen e mediave zvicerane, ‘Blick‘.

VIDEO:

Në fakt Lamborghini rezulton e marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar në Shqipëri.

Ndërkohë, makina ‘BMW’ rezulton në pronësi të një kompanie pastrimi dhe nuk dihet se në çfarë rrethanash është marrë nga shqiptari i Kosovës.

Drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua  me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë, ndërsa drejtuesi i “BMW, 36-vjeç, banues në Kosovë, u ndëshkua  me 120 mijë lekë për tejkalim dhe garë shpejtësie.