Mediumi i afërt me Werder Bremenin kritikon Milot Rashicën: Udhëtoi 6 mijë kilometra për asgjë

Milot Rashica ka kohë që nuk paraqitet mirë me fanellën e Kosovës dhe këtë gjë e kanë vërejtur edhe mediat gjermane të afërta me Werder Bremenit.

Ueb faqja që qëndron afër klubit gjerman ‘Deichstube’ ka shkruat se Miloti nuk kishte sukses me Kosovën në paraqitjet e muajit mars.

Ata nuk harrojnë që t’ia përmendin asistimin ndaj Lituanisë, por edhe zëvendësimet në çdo takim.

VIDEO:

Rashica gjatë ndeshjes ndaj Suedisë

“Nga Bremen në Prishtinë, nga Prishtina në Sevilla të Spanjës dhe nga Sevilla në Bremen – Rashica ka bërë rrugë 6 mijë kilometra nëpër Evropë, por s’pati asnjë arritje”.

“Ai bëri një asistim në fitoren e Kosovës ndaj Lituanisë, përndryshe nuk bëri asgjë”.

“Në të gjitha ndeshjet, ai u zëvendësua pas minutës së 70-të”, shkruhet në analizën e gazetës gjermane.

Ndryshe, Kosova u mposht në dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”, në shtëpi nga Suedia me rezultat 0-3 dhe 3-1 në udhëtim te Spanja.

The post Mediumi i afërt me Werder Bremenin kritikon Milot Rashicën: Udhëtoi 6 mijë kilometra për asgjë appeared first on Telegrafi.