Melisa Lleshi arrin mbi një milion klikime me këngën “U kry”

Melisa Lleshi debutoi si artistja më e re në treg dy ditë më parë me këngën e saj të parë.

“U kry” titullohet kënga e saj, ku për instrumentalin u përkujdes producenti Bini Diez.

VIDEO:

Për tekstin u përkujdes po ashtu Bini, por me ndihmën e ‘ImperiAlb’, kurse për pjesën e klipit punoi ‘Imagine Films’.

Puna e saj u shpërblye, pasi kënga ka arritur mbi një milion klikime në kanalin e YouTube.

Këngëtarja shumë shpejt u bë e dashur për publikun dhe mjaft e popullarizuar.

Melisa u bë e njohur përmes pjesëmarrjes në emisionin “Për’puthen’, ku grumbulloi mijëra mbështetës. /Insajderi.com