“Memli e filloi i pari, Lumiri e vazhdoi me ton të ashpër”, Kusari-Lila rrëfen prapaskenat në takimin me presidenten

<!–

–>

Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka folur në emisionin “DPT te Fidani” në T7 për takimin me presidenten Vjosa Osmani ku u fol për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve lokale.

VIDEO:

Partitë opozitare në vend kundërshtuan prezencën e Kusari-Lilës dhe Donika Gërvallës në takim për shkak se siç thanë, Alternativa dhe Guxo nuk janë të parti të certifikuara.

“Ka qenë një skenë e cila s’kisha dashtë me u përsërit. I pari e ngriti Memli Krasniqi e i dyti Lumir Abdixhiku me ton më të ashpër”, tregon Kusari-Lila.

“Kemi qenë në takim konsultativ. Presidentja ka mund me ftuar Ministrin e Shëndetësisë. Ka qenë plotësisht në vullnetin e saj”, thotë Kusari-Lila.

“E para ishte amatoreske, edhe prej Memlit edhe prej Lumirit edhe e dyta dshakeqe. Në fund e panë që ne kishim zëra tërësisht të pavarur dhe objektiv”, tha ajo.

Kusari Lila ka folur edhe për kandidaturën e saj për kryetare të Gjakovës.

“Vendimin e kam marrë më herët. Ka qenë vendim me peshë politike”, thotë Kusari-Lila.

‘Prej momentit kur janë shpall zgjedhjet lokale unë e kam pasur këtë bisedë me kryeministrin”, shpjegon ajo.

‘Po ndihem se po kthehem e kompletuar në Gjakovë për ta rikthyer Gjakovën aty ku duhet”, tha Kusari-Lila.