Memli Krasniqi pret në takim ambasadorin Kosnett

“Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shenjtë dhe e pathyeshme”.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit që ka zhvilluar të enjten me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, njofton Insajderi.

VIDEO:

Tutje, Krasniqi ka thënë se me Kosnett ka diskutuar për rolin e PDK-së si opozitë.

“Në takim me Ambasadorin Philip Kosnett theksova se PDK, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, gjithmonë ka investuar në forcimin e raporteve mes vendeve dhe popujve tanë dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Për PDK-në, sipas kryetarit të saj, bashkërendimi me Washingtonin për çështje të interesit strategjik është vital dhe i pazëvendësueshëm.

“Ambasadorin Kosnett e njoftova se PDK si lidere opozitare do të angazhohet me kompetencë dhe profesionalizëm që të ofrojë alternativë kredibile për qytetarët e Kosovës”, ka përfunduar Krasniqi./Insajderi.com