‘Mendoj se ti ke nevojë të rrish vetëm që t’i kuptosh gjërat’ – Krisje në raportin mes Donaldit dhe Beatrix?

Dy protagonistët e Big Brother VIP, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, janë duke kaluar një periudhë të vështirë si çift.

Gjatë një rrëfimi të martën mbrëma, këngëtarja ka folur për pasiguritë e saj për këtë lidhje duke komentuar sjelljet e partnerit të saj, si dhe ka theksuar se situata e ka rënduar psikikisht.

Ndërsa dyshja kanë vazhduar të sqarohen me njëri-tjetrin pas spektaklit, madje Donaldi ka thënë se konsideron  se është më mirë që ajo të jetë vetëm dhe këtë ia ka komunikuar edhe DJ DAGZ-it gjatë një bashkëbisedimi.

VIDEO:

“Nuk ke pse shkatërron as ti veten tënde, as unë timen nëse nuk kuptohemi… Mendoj se ti ke nevojë të rrish vetëm që t’i kuptosh gjërat…”, ishin disa nga fjalët e Donaldit.

Parashuta me ditëlindjen e Borës dhe ftohja e raporteve me Donaldin, Beatrix Ramosaj diskuton dyshimet e saj në spektaklin e BBV Parashuta me ditëlindjen e Borës dhe ftohja e raporteve me Donaldin, Beatrix Ramosaj diskuton dyshimet e saj në spektaklin e BBV

Në anën tjetër, Beatrix i ka thënë aktorit se dëshiron të sigurohet për lidhjen e tyre dhe se dëshiron ta ndajë lumturinë me të.

Sidoqoftë, në fund të bashkëbisedimit çifti i Big Brother VIP kanë shkëmbyer puthje. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

The post ‘Mendoj se ti ke nevojë të rrish vetëm që t’i kuptosh gjërat’ – Krisje në raportin mes Donaldit dhe Beatrix? appeared first on Telegrafi.