Mënyra më e mirë për t’u zgjuar: Teknika 4-4-4-4 funksionon pas 5 minutash dhe sjell energji për të gjithë ditën

Nëse në mëngjes ndiheni të përgjumur dhe të rraskapitur, provoni këtë teknikë që do t’ju zgjojë dhe do t’ju mbushë me energji

Në ditë më të shkurtra dhe mot të ftohtë, ky fenomen është edhe më i shpeshtë, transmeton Telegrafi.

Përveç shkuarjes më herët në shtrat për të fjetur gjumë, ekziston një gjë e thjeshtë që mund ta bëni çdo mëngjes për të marrë energjinë e domosdoshme shpejt.

Instruktorja e frymëmarrjes, Gwen Dittmar, rekomandon “teknikën e frymëmarrjes 4-4-4-4”, e cila ngadalëson ritmin e zemrës, thellon përqendrimin dhe rrit efikasitetin tonë.

VIDEO:

Aplikojeni në mëngjes për t’u zgjuar ose në mes të ditës nëse jeni të përgjumur dhe është efektiv edhe para një takimi të rëndësishëm që kërkon më shumë përqendrim.

Ja çfarë duhet të bëni:

– Filloni duke e lëshuar të gjithë ajrin nga gjoksi juaj dhe duke mbajtur frymën tuaj për 4 sekonda.

– Merrni frymë me hundë për 4 sekonda.

– Mbajeni frymën në krye të thithjes për 4 sekonda.

– Nxirrni frymën përmes hundës për 4 sekonda.

– Mbajeni frymën në fund të nxjerrjes së ajrit për 4 sekonda.

Përsëriteni këtë teknikë për 5 minuta dhe pas kësaj do të ndiheni të zgjuar dhe energjikë.

/Telegrafi/

The post Mënyra më e mirë për t’u zgjuar: Teknika 4-4-4-4 funksionon pas 5 minutash dhe sjell energji për të gjithë ditën appeared first on Telegrafi.