Mënyra se si ne grindemi është e rëndësishme: Nëse përfundoni duke u ndierë kështu, drita juaj e kuqe duhet të ndizet

Në një lidhje, grindjet janë të pashmangshme

Edhe pse tingëllon jo aq interesante, mosmarrëveshja me partnerin është një aspekt i shëndetshëm i çdo lidhjeje dhe tregon se në vend që t’i shtyni problemet, dëshironi të përballeni drejtpërdrejt me to.

Një grindje mund të jetë e dobishme vërtet në lidhjen tuaj, sepse ju detyron t’ia shprehni dëshirat dhe nevojat partnerit tuaj, transmeton Telegrafi.

VIDEO:

Trajneri dhe eksperti i takimeve, Matthew Hassi, tërheq një vijë të qartë midis dy mënyrave që ne argumentojmë në marrëdhënie dhe asaj që nënkuptojnë ato.

Ekziston një ndryshim midis një grindjeje për të shprehur ndjenjat tuaja dhe lëndimit të qëllimshëm të partnerit tuaj.

Nëse e gjeni veten gjithmonë të rraskapitur fizikisht dhe emocionalisht pas një grindjeje, drita e kuqe ndizet.

– Unë gjithmonë shikoj mënyrat se si njerëzit grinden dhe nëse ata po përpiqen të dëmtojnë grindjen apo përpiqen të rindërtojnë veten në grindje. Mendoni se si përfundojnë diskutimet tuaja: a ndiheni ju dhe partneri juaj të mirëkuptuar apo të lënduar – shpjegon Hassi.

Disa gjëra nuk duhen thënë kurrë në një debat. Nëse keni qenë së bashku për një muaj, një vit apo një dekadë, duhet të punoni si ekip, edhe në momentet kur nuk jeni dakord.

/Telegrafi/

The post Mënyra se si ne grindemi është e rëndësishme: Nëse përfundoni duke u ndierë kështu, drita juaj e kuqe duhet të ndizet appeared first on Telegrafi.