Mërgim Vojvoda asiston në fitoren e Torinos

Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Vojvoda, ka asistuar në njërin nga golat e Torinos në fitoren ndaj Sampdorias me rezultat 2-1.

Ishin Sampdoria që kaluan të parët në epërsi golin e Francesco Caputos në minutën e 18-të.

VIDEO:

Goli i barazimit erdhi në minutën e 27-të, kur Vojvoda pas disa driblimeve asistoi te Wilfred Singo që shënoi me kokë për 1-1.

 

Ky ishte asistimi i tij i tretë këtë sezon në Serie A.

Goli i fitores për Torinon erdhi në minutën e 67-të, kur Dennis Praet shënoi për 2-1.

Në bankë gjatë gjithë ndeshjes ishte Etrit Berisha./Telegrafi/

The post Mërgim Vojvoda asiston në fitoren e Torinos appeared first on Telegrafi.