Mërgimtari thotë se Festa e Bajramit është ndryshe në kurbet

Mërgimtarët të cilët kanë ardhur në Kosovë për pushime janë të shumtë në numër, shkruan Insajderi.

Në këtë kohë ata janë duke e festuar edhe Festë e Kurban Bajramit më familjarët e tyre.

Njëri nga ta është edhe mërgimtari, Nail Hoxha, i cili ka ardhur nga Franca.

VIDEO:

Ai këtë udhëtim e bëri bashkë me gruan e tij, me të cilën janë gati të presin mysafirë për këtë festë.

“Kam ardh me gjithë shoqen, sot prita mysafirë për urime, por deri tash nuk erdhi askush, e dola në qytet”, tha Hoxha.

Mërgimtari tregon se atmosfera familjare e festës nuk dallon as kur e festojnë në Francë, përcjell ‘KK’.

Atmosfera nuk dallon në mesin tonë, në mesin e shqiptarëve, se kemi të njëjtat zakone”, shtoi ai.

Por, Hoxha thekson se atmosfera e përgjithshme ka një dallim të madh.

“Atje jemi një pakicë e vogël edhe shihemi shumë rrallë më njëri-tjetrin se jemi edhe të shpërndarë, por pothuajse në çdo qytet ka shqiptarë”./Insajderi.com