Merkel në Shqipëri, presidentja Osmani sot nis vizitën zyrtare në Gjermani

Presidentja e Kosovës,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditore në këtë shtet.

VIDEO:

Gjatë vizitës në Gjermani, Osmani përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Heiko Maas.

“Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani, gjithashtu do të realizojë takime edhe me Odën e bizneseve gjermane, Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) dhe përfaqësues të mërgatës”.

“Ndërkaq në Universitetin Humboldt, Presidentja Osmani do ta mbajë një ligjërate me temën: Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat” thuhet në kumtesën e Zyrës së Presidentes.

Kujtojmë se kancelarja gjermane Angela Merkeli, po qëndron në Ballkan, ku pas vizitës në Serbi, sot do ta vizitojë edhe Shqipërinë, ku në Tiranë do t’i mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor.